The Global Executive NetworkThe Global Executive NetworkThe Global Executive Network


Këshilli Profesional Executive Dinner

Detyrat e Këshillit Profesional

Këshilli Profesional i GEN – The Global Executive Network monitoron cilësinë profesionale të eventeve. Qëllimi kryesor i tij është të përmirësojë përmbajtjen e temave që trajtohen, të njohë trendet më të reja që në fazat e hershme dhe të zhvillojë evente në lidhje me to. Kjo do të thotë që eventet e GEN – The Global Executive Network janë gjithmonë shumë të rëndësishme për tregun.

Këshilli Profesional u krijuar në Tetor të vitit 2006. Ai ka në përbërjen e tij menaxherë të kompanive të ndryshme që frymëzojnë eventet dhe temat në bazë të pikëpamjes së tyre individuale. Eventet e GEN – The Global Executive Network përfitojnë nga përvoja shumëvjeçare dhe dija e anëtarëve të Këshillit Profesional në një shumëllojshmëri fushash. Takimet e rregullta dhe konferencat plotësuese telefonike sigurojnë bashkëpunim të efektshëm, të shpejtë dhe të fokusuar.


Anëtarët e Këshillit Profesional

Astrid Hamer

Astrid Hamer
„GEN është një koncept ekskluziv i organizimit të eventeve profesionale që ofron ndikim të vlefshëm për lidhjet e mia ndërkombëtare. Kjo është një mundësi e mirë për të takuar drejtuesit përkatës nga industritë e ndryshme dhe për ndarjen e sfidave të ngjashme. Ofron një atmosferë të këndshme për të diskutuar tema specifike, për të shkëmbyer përvoja ose për të marrë frymëzim për ide të reja. Unë jam e lumtur të kontribuoj për këtë koncept në Këshillin Profesional, me eksperiencën time në botime dhe media.”

Andreas Schneider

Andreas Schneider
"Optimizimi i vazhdueshëm kërkon një organizim të mirë - strukturuar me hapësirë për zhvillimin e zgjidhjeve të reja. Unë e mbështes idenë e këtij forumi në lidhje me paraqitjen e zgjidhjeve dhe tendencave të reja në treg dhe kompletimin me personel me analiza përfundimtare në diskutime dhe ndërlidhje, pasi një nxitje e tillë çon drejt inovacionit të vazhdueshëm dhe optimizimit në interes të të dy palëve." 

Daniel G. Zeidler

Daniel G. Zeidler
"Më pëlqen krijimi dhe qëllimi i eventeve të GEN - The Global Executive Network me prezantimin e trendeve dhe ideve, një grupi të kufizuar dhe të përzgjedhur njerëzish. Jam i bindur se ky koncept siguron një nivel maksimal të cilësisë dhe orientimit të klientit me mbështetjen dhe bashkëpunimin e profesionistëve të nivelit të lartë dhe do kisha dëshirë të zhvilloj më tej këtë koncept dhe gamën e ndikimit të tij." 

Andreas Blass

Andreas Blass
"Në botën e sotme globale dhe në shoqërinë multi-kulturore të biznesit, ndërveprimi profesional dhe pikëpamjet për çështje thelbësore janë jetike për progresin dhe inovacionin. Bordi Këshillimor i 'GEN - The Global Executive Network' e reflekton në mënyrë perfekte këtë koncept dhe është një platformë e përkryer për të promovuar këto vlera të suksesit."  

Tom Coley

Tom Coley
"Në një botë ku biznesi është gjithnjë në ndryshim, ku kompleksiteti po rritet në mënyrë të dukshme, roli që GEN - The Global Executive Network po luan nëpërmjet eventeve të personalizuara, nuk ka qenë kurrë më i përshtatshme dhe në kohë për të ndihmuar bizneset të ndërmarrin disa ndryshime nëpërmjet shkëmbimit të njohurive dhe bashkëpunimit."

German Ramirez

German Ramirez
"Në kohët e sotme, kompanitë mund të fitojnë klientët nëpërmjet cilësisë dhe qartësisë së udhëheqjes së mendimit dhe vlerës së përmbajtjes. Duke shtuar këtu edhe mundësinë e ndërlidhjes me influencues të lartë, përfitojmë një kombinim premtues për udhëheqësit aktual dhe të ardhshëm të tregut. Pikërisht kjo është në thelbin e konceptit të GEN. Jam i kënaqur që jam prej vitesh një anëtar aktiv i bordit këshillues. Kontributi im në këtë koncept të shkëlqyer vjen nëpërmjet ndarjes së eksperiencës sime në marketing, shitje por veçanërisht ne media dixhitale dhe sociale."

Martina Rothe Obregon

Martina Rothe Obregon
"Asnjëherë më parë bota nuk ka qenë kaq e ndërlidhur dhe kurrë më parë bota nuk ka ndryshuar kaq shpejt sa sot. Një mentalitet i hapur dhe bashkëpunues është baza për patur sukses në mjedisin e biznesit të sotëm. Si një anëtar i bordit këshillimor në 'GEN - The Global Executive Network'", unë mezi pres të bashkëveproj me profesionistë nga fusha të ndryshme dhe shpresoj që të jap kontributin tim në bordin këshillues me përvojat e mia të gjera në fushën e Marketingut Ndërkombëtar në kompanitë udhëheqëse globale të FMCG." 

David Walter

David Walter
"Përvoja ime e parë me GEN si i ftuar në një nga Darkat e tyre Ekzekutive më la një përshtypje fantastike. Ndihesha i motivuar të kontaktoja me ta dhe të përfshihesha më shumë personalisht. Këto evente mbledhin një grup të vogël profesionistësh nga fusha të ndryshme dhe fokusi i mbrëmjes është më së shumti krijimi i lidhjeve dhe nxitja e bashkëpunimeve të vlefshme profesionale dhe personale. Temat që diskutohen janë mjaft interesante dhe ju do e gjeni veten në mesin e njerëzve mjaft të lartë, të ngjashëm dhe inovativë."

Philippe Signer

Philippe Signer
"Kur tregjet, nevojat dhe pritshmëritë e konsumatorëve janë vazhdimisht në ndryshim, strategjitë dhe planifikimi kanë nevojë për përditësime dhe modifikime të shpeshta. Bashkëpunimi, shkëmbimi i ideve dhe risive ndërsektoriale dhe ndarja e përvojave bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. GEN - The Global Executive Network është platforma dhe institucioni ideal."

Udo Bieletzki

Udo Bieletzki
"Shpejtësia me të cilën trendet e reja konvertohen në evente me fuqi tërheqëse dhe përmbajtje bindëse është ajo që më tërheq mua tek 'GEN - The Global Executive Network'. Si anëtar i Këshillit Profesional më pëlqen të punoj me eventet në zhvillim që ofrojnë vlerë reale të shtuar dhe janë të përshtatura me nevojat e tregut." 

Eike Martini

Eike Martini
"GEN ka përmirësuar idenë e ndërlidhjes në mënyrë të përsosur dhe nëpërmjet bashkimit të profesionistëve, krijon përfitime për çdo pjesëmarrës. Ajo që më magjeps mua është se kurrë nuk e dini paraprakisht se ku do ju cojë diskutimi dhe çfarë do ju mbetet nga ai. Idetë janë vazhdimisht në rritje dhe procesi është përmirësuar vazhdimisht. Jam vërtet krenar që jap kontributin tim në këtë sukses."

Reji Mathew

Reji Mathew
"GEN - është koncepti më i ri dhe unik që të bën vërtetë të kuptosh se cfarë do të thotë ndërlidhje. Ky koncept duhet të përcillet në vazhdimësi për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme edhe pas përfundimit të eventit, gjë që con drejt një niveli të ri të arritjes së qëllimeve të kompanisë tënde. Është vërtetë një kënaqësi dhe nder që jam pjesë e GEN."

Mark Lisso

Mark Lisso
"Më shumë se kurrë më parë bota jonë po përshpejtohet, ciklet e jetës së produkteve po bëhen më të shkurtra dhe të gjitha dimensionet e menaxhimit të informacionit po luajnë një rol kyç, duke ndikuar në suksesin tonë në nivel personal, familjar, shoqëror dhe qeveritar. Koha si një burim është tashmë e krahasueshme me një gur të çmuar - e rrallë dhe e shtrenjtë. GEN siguron një organizim të shkëlqyer duke mundësuar kalimin e kohës në mënyrë cilësore me kolegë të nivelit të lartë, me qëllim shkëmbimin e ideve dhe krijimin e marrëdhënieve të reja."

Johannes Mller

Johannes Müller
"Mendimi i ndërlidhjes dhe bashkëpunimit është baza për të punuar në rrjete. Koncepti i GEN - The Global Executive Network ofron pikërtisht këtë gjë dhe është tamam ajo që i duhet liderëve të biznesit dhe drejtuesëve të lartë. Si një ekspert në Këshillin Profesional, unë jam duke kontribuar në mënyrë aktive në hartimin e këtij koncepti."

Mark Day

Mark Day
"Kufijtë tregtare dhe barrierat nuk ekzistojnë më në botën komerciale dhe kufiri i vetëm i suksesit tonë të biznesit është mendimi dhe aftësia jonë për të krijuar dhe pastaj për të shfrytëzuar të ardhmen për organizatat tona. GEN - The Global Executive Network ofron një mundësi të jashtëzakonshme për takimin e drejtuesëve me mendime të ngjashme duke i dhënë mundësinë të debatojnë dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre në lidhje me mundësitë që ekzistojnë për t’i dhënë avantazh organizatave të tyre në këtë mjedis konkurues. Jam krenar që jam anëtar i Këshillit Profesional për të ndihmuar në përsosjen e mëtejshme të eventeve të shkëlqyera të bashkëpunimit që shtrihen në mbarë botën."

Benedict Ang

Benedict Ang
"Më duket mahnitëse se si GEN është kaq i angazhuar në përfshirjen dhe bashkimin e njerëzve më të spikatur nga një shumëllojshmër fushash, kulturash dhe përvojash, për të ndarë një mbrëmje së bashku. Në evente, ndër të tjera, gjithmonë gjen mundësi për të krijuar lidhje me pjesmarrësit e tjerë, ndan eksperiencën dhe idetë, duke mësuar pikëpamje dhe perspektiva të reja nga njëri-tjetri. Në këtë "lidhje e hapur" që unë besoj se vërtet nxit ndarjen e ideve të reja të papërpunuara - potencialisht krijohet një mundësi reale bashkëpunimi në biznes. Është një privilegj të jem pjesë e këshillit për ta shtrirë këtë ëndërr më tej."

Manfred Spanner

Manfred Spanner
"Ndërlidhja me njëri-tjetrin, për të shkëmbyer dhe për të ndarë informacione të ndryshme është vlera më e rëndësishme në biznesin tone të IT. GEN - The Global Executive Network është platforma ideale për të përfituar të gjitha këto vlera të rëndësishme për të qënë i suksesshëm. GEN nuk ndihmon vetëm në pëfitimin e këtyre vlerave, por njëkohësisht edhe mbështet dhe ndihmon të gjithë ata që duan të jenë të suksesshëm."

Meinrad W. Zähner

Meinrad W. Zähner
"Global Executive Network 'GEN' është një platformë unike për t'u takuar me kolegë ndër-kufitare dhe për të diskutuar sfidat strategjike të biznesit, tendencat e tregut, zgjidhjet operacionale dhe për të zgjeruar njohuritë për mundësitë konkurruese dhe avantazhet për organizatat e tyre. GEN ofron një mundësi perfekte për shkëmbimin e njohurive midis ekspertëve, rrjeteve dhe menaxhimin e kohës."

Heike Flster

Heike Fölster
"Vizita ime e parë në një event të 'Global Executive Network' ishte e mjaftueshme për të më bindur mua se ideja dhe koncepti ishin të mira. Askund tjetër nuk e kam hasur këtë përzierje ideale midis transferimit të njohurive, ndërlidhjes dhe menaxhimit të kohës: ideale për menaxherët. Si një anëtare e Këshillit Profesional, do të më pëlqente të punoja në zgjerimin e mëtejshëm të këtij koncepti." 

EricClurfain

Eric Clurfain
"Në një botë dhe treg të udhëhequr nga ndryshime të vazhdueshme, shpejtësia, inovacioni dhe globalizimi, liderët me ndikim të organizatave shumëkombëshe kanë nevojë më shumë se kurrë për mjete efektive që mund t'i ndihmojnë ata të krijojnë lidhje dhe bashkëpunime efikase me profesionistët dhe kolegët e tyre nga e gjithë bota. Këto janë karakteristika unike që GEN - The Global Executive Network i ofron anëtarëve të saj përmes platformës ekskluzive multikulturore të eventeve."

Greg Serian

Greg Serian
"GEN ofron një mjedis dhe format të përshtatshëm për kompanitë që të shfaqin shërbimet dhe produktet e tyre. Bizneseve i jepet koha e nevojshme që të bashkëpunojnë në mënyrë efektive me të pranishmit, të cilët janë profesionistë të lartë. Gjithashtu këto takime janë tepër të dobishme pasi mundësojnë ndërlidhjen dhe bashkëpunimin me kolegë, për të bërë pyetje dhe për të ndarë idetë. Unë mezi pres që të jem pjesë e ekipit të GEN dhe të kontribuoj për ta cuar atë përpara."

Alexander Krotz

Alexander Krotz
"Ndërlidhja është e rëndësishme dhe në industritë në zhvillim të vazhdueshëm është e domosdoshme - të gjithë e kuptojnë këtë tani. Koncepti i" Global Executive Network "është unik dhe hap rrugë krejtësisht të reja për të krijuar kontakte me njerëz të tjerë në të njëjtën industri. "Jam bindur për këtë koncept në Darkën e parë Ekzekutive në të cilën kam marrë pjesë. Jam i lumtur që jap kontributin tim si anëtar i Këshillit Profesional." 

Dagmar Grossmann

Dagmar Grossmann
"Unë mendoj se GEN - The Global Executive Network është një mjet jashtëzakonisht i vlefshëm për biznesin, pasi ndërlidhja dhe bashkëpunimi është një pjesë e rëndësishme e tij, ndihmon për të takuar shumë njerëz interesantë, për të bashkëvepruar me ta, për të ndarë përvojat në nivel më të lartë, për të krijuar kontakte të reja dhe për të zhvilluar dhe mbajtur ato të vjetra." 

Juan Jose Foncillas Rosell

Juan Jose Foncillas Rosell
"GEN - The Global Executive Network ka zhvilluar një koncept shumë interesant të eventeve për sektorët dhe funksionet e ndërlidhura, duke ofruar mundësi të vlefshme për ndërlidhje dhe bashkëpunime profesionale dhe personale. Shkëmbimi i përvojave me menaxherët e tjerë zgjeron vizionin tim dhe më bën të kuptoj më shumë për sektorë të ndryshëm. Unë dëshiroj të kontribuoj në Këshillin Profesional të GEN - The Global Executive Network duke pasuruar aspektet multikulturore, ndërkombëtare dhe ndërsektoriale të bashkëpunimit, tre cilësi që do të jenë gjithnjë e më të rëndësishme, duke pasur parasysh që globalizimi po luan një rol gjithnjë e më të madh në botën e biznesit sot."

Philippe Perrodin

Philippe Perrodin
"Kur mora ftesën për t’ju bashkuar GEN - The Global Executive Network, unë menjëherë isha pozitiv për mundësinë e dhënë për të shkëmbyer pikëpamjet me kolegët e bizneseve, si një pikë referimi. Si një anëtar aktiv, mezi pres zgjerimin e këtij koncepti."

Craig Ambler

Craig Ambler
"Nderlidhja dhe bashkëpunimi që ofron GEN është vërtetë një risi. Jo vetëm në këndvështrimin e njohjes por dhe nga sigurimi i ndërlidhjes, bashkëpunimit dhe ndarjen e pikëpamjeve bazuar në përvojën e secilit në industri të ndryshme. Personalisht unë jam i lumtur që të kontribuoj duke siguruar që industria jonë dhe profesionistët brenda saj të udhëheqin një mjedis bashkëpunues dhe inovativ dhe GEN e ofron këtë platformë."

Heiko Scharding

Heiko Scharding
"Eventet e Global Executive Network - GEN - më mundësojnë të mësoj shpejt dhe pa komplikime rreth tendencave aktuale. Në veçanti, shkëmbimet me pjesëmarrësit nga një shumëllojshmëri fushash të ndryshme, kanë vlerë të madhe për mua. Si anëtar i Këshillit, më pëlqen të bashkëpunoj në tema dhe inovacione të orientuara drejt së ardhmes."